fbpx
Lajme

Albulena Haxhiu reagon pas kërcënimit të prokurores Drita Hajdari

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, derisa ka thënë se të tilla duhet dënuar.

Sipas Haxhiut, ata që tentojnë që përmes veprimeve të paligjshme të pengojnë prokurorinë, duhet të dalin para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjit prandaj edhe i ka ftuar institucionet që sa më parë të veprojnë në këtë drejtim.

“Në anën tjetër, kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve”, ka shkruar ajo./Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close