Një dokument, vërtetësinë e së cilit ende nuk e ka konfirmuar ndonjë autoritet po qarkullon nëpër rrjete sociale. Në thelb, ai tregon se si komunistët e Kosovës, shqiptarë, por jo vetëm, në krye me figurën kontraverse të historisë së Kosovës, Fadil Hoxha bënë rezolutë që Kosova t’i bashkohet Serbisë.
Tash e disa ditë nëpër rrjetet sociale po shpërndahet një dokument i vitit 1945, një Kuvend i Kosovës dhe një mori personash të nënshkruar në të.
Kryesori në ato nënshkrime është ai i kreut të komunistëve të Kosovës në atë kohë, Fadil Hoxhës.
Dokumenti është përpiluar në gjuhën serbe ku në përmbajtjen e tij thuhet: Kuvendi i Kosovës nxjerrë një rezolutë me të cilën vullnetarisht kërkon që Kosova t’i bashkohet Serbisë.
Edhe terminologjia e përdorur aty është “Krahina e Kosovës”.
Në të pos emrit të Fadil Hoxhës që është i nënshkruar në fund, figurojnë edhe emra të tjerë komunistësh të kohës por jo vetem shqiptarë.
Ata në këtë rezolutë kërkojnë që Kosova, siç e përshkruajnë si krahinë t’i bashkohet shtetit të Serbisë.
Deri më tani, dokumenti nuk është konfirmuar si i vërtetë e as demantuar nga ndonjë autoritet. /Insajderi.org