Publikohet dokumenti: Kur Berisha mobilizoi rezervistë nga Veriu për të shtypur me armë protestat e Jugut
Sot promovon revolucionin, por dikur Sali Berisha mobilizoi edhe rezervistet bashke me gjithë ushtarakët e Veriut, për të shtypur me armë protestat që po zhvilloheshin në Jug në vitin 1997.
Avokati Idajet Beqiri ndan në rrjetin e tij social dokumentin ku provohet sesi Berisha (aso kohe ish- president) Berisha mblodhi në mars të vitit 1997 ish- ushtarakët për të sulmuar në Jugun e vendit ku njerez protestojne per firma piramidale.
Urdhri ishte nënshkruar e vulosur ne date 9 mars 1997 nga komandanti i operacionit, gjeneral Bashkim Gazidede dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral major Adem Çobani.
Avokati shkruan se Berisha është antishqiptari më i madh i vendit tonë, i cili është shpërblyer nga ish- lideri jugosllav, Sllobodan Millosheviç në Ohër, për kontributin e madh që i dha Serbisë për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas. Kjo është një ndër arsyet se pse sot Berisha është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sali Berisha, ky antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave të kombit shqiptar, spiuni dhe agjenti i UDB-së Serbisë, i cili mori shpërblimin më të madh nga Sllobodan Millosheviçi në Ohër për kontributin e paimagjinueshëm që i dha Serbisë në shkatërrimin e plotë të Shqipërisë në vitet 1991 e më pas, pasi është shpallur “Non Grata” nga SHBA për krimet më të rënda shtetërore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, këto ditë ka nisur një “revolucion” me një çetë të vogël çetnikësh që i shkojnë nga pas…
Kemi të bëjmë me të njejtin person dhe me të njejtët persona të çetës çetnike, pra me Udbashin Sali Berisha, i cili me Urdhërin Nr. 82, datë 09.03.1997, “Tepër Sekret” dhe “Tepër Urgjent”, mobilizoi gjithë ushtarakët, ish ushtarakët dhe çetnikët e tij të Hasit, Kukësit, Tropojës, Pukës, Mirditës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Lezhës, Malësisë së Madhe, Burrelit dhe i mblodhi te ish Shkolla e Bashkuar në Tiranë, për të sulmuar dhe gjenociduar përmes akteve terroriste Jugun e Shqipërisë.
Lexojeni vet urdhërin e nënshkruar dhe vulosur nga Komandanti i Operacionit Gjeneral Bashkim Gazidede dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Major Adem Çobani.
Shqiptar jini vigjilentë! Pa u varrosur shtatë pashë nën tokë pjella famëkeqe e Beogradit dhe e Moskës Sali Berisha dhe 200 çetnikët e tij, disa në Kuvendin e Shqipërisë dhe të tjerët rrugëve të Tiranës, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kenë qetësi, stabilitet, prosperitet, liri, demokraci dhe paqe të vërtetë…
Në këtë grup çetnikësh bëjnë pjesë edhe Udbashi Ilir Meta si dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë dhe gjyqtarë, besnik të Serbisë, të Rusisë dhe të Udbashit Sali Berisha, i cili i mban “të karikuar” me miliardat që u ka grabitur shqiptarëve dhe Shqipërisë përmes korrupsionit të paimagjinueshëm 32 vjeçar në këtë vend…”-shkruan avokati Idajet Beqiri.