Publikon fotografitë e dy familjarëve të presidentes: Njëri polic i Serbisë, tjetri ushtarak i FSK-së
Gazetari Lirim Mehmetaj është tallur me familjen e burrit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka nxjerr në një fotografi, burrin e Osmanit, Prindonin dhe djalin e axhës së tij Kujtimin.
Të dy janë të veshur në uniforma, veç se paralelja ironike të cilën e ka tërhequr gazetari Mehmetaj ka të bëjë me atë se uniformat u përkasin dy vendeve që janë në armiqësi më njëra tjetrën.
Njëri polic i Serbisë, tjetri ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu janë në të vërtetë dy familjarët e presidentes, e që njëri prej tyre është bashkëshorti.
Duke marr shkasë nga kjo, gazetari Mehmetaj ka nxjerr përgjigjen hipotetike të cilën mund ta jep Vjosa Osmani, në rast se pyetet a ka mundësi të arrihet pajtim mes Kosovës dhe Serbisë?
Mehmetaj ka shkruar se:
“Çfarë familje ushtarakësh.
Njëri është Prindon Sadriu, burri i Presidentes së Kosovës.
Tjetri është Kujtim Sadriu, djali i axhës së Prindonit.
Të dy e duan uniformën shumë.
Këta janë shembull i së ardhmes.
Njëri polic i Serbisë, tjetri ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pajtimi fillimisht bëhet në shtëpi, apo jo?
Presidentja e pyetur në një rast se a ka mundësi të arrihet pajtim mes Kosovës dhe Serbisë?
Me shpejtësi u përgjigj: Normalisht se po. Shembull keni familjen time 😃 😃
O more more hajvana more. Shyqyr qe iu njohim”.
Kujtojmë se Gjatë vitit 2001, Sadriu kishte punuar si zyrtar policor në Preshevë dhe ishte anëtar i Partisë Liberal Demokratike Serbe, e cila udhëhiqet nga Çedomir Jovanoviç.