Një program aspak i zakontë pritet të fillojë së shpejti në “TV Klan”.
Bëhet fjalë për reality show-n “The farm” i cili mbledh bashkë 12 njerëz për të jetuar në një fermë.
Konkurrentët duhet të punojnë si një fermer, të mjelin lopët, të rrisin pulat, të mbjellin fruta e perime etj.
Ardhja e këtij formati në Shqipëri është konfirmuar nga Aleksandër Frangaj në një dokumentar të “ABC News”, njofton Anabel.
Një nga versionet më të njohura të këtij reality show është ai ku marrin pjesë personazhe të njohur.
“The farm” aktualisht po transmetohet në Brazil, Bullgari, Norvegji, Sllovaki dhe Slloveni.