Njëri nga luftëtarët më të hershëm të UÇK-së, tanimë i ndjeri Heroi Qerim Kelmendi, në vitin 2015 e kishte bërë një status në profilin e tij në facebook ku kishte demantuar zërat se raportet e Heroit Mujë Krasniqi dhe Kadri Veselit nuk ishin të mira. Ai e kishte shpërndarë një lajm të gazetës bota sot ku e kishte demantuar.
Sipas tij Heroi Mujë Krasniqi ka pasur respekt të veçantë për Thaçin, Veseli, Sylën e Bashotën.
Ai kishte shkruar se “Gënjeshtër e ulët dhe neveritëse! Unë, pikërisht unë kam patur fjalosje me Mujë Krasniqin, sepse e kam pas qortue se si tepër je duke e respektuar Hashimin, Kadriun, Azemin e Xhavitin. Dhe a e dini se çfarë më ka thënë Muja: Nëse vetëm edhe njëherë i zë në gojë këta 4 veta, ta mbylli gojën me dhunë. Pra, Muja (Mujë Krasniqi) ka ushtruar një respekt të madh e veçmas për Azem Sylën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Sokol Bashotën”.