Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në twitter ka njoftuar se ka marr vendim që t’i strehojë 20 gazetarë nga Ukraina, Kurti ka shkruar se do t’i përkrahin gazetarët ukrainas dhe do t’ua mundësojnë punën nga distanca.
Me ketë njoftim që është bërë del një kontradikt në punën që Albin Kurti si qeveri ka bërë ndaj mediave në Kosovë përgjatë qeverisjes se tij, ku Kurtit i mungon ende transparenca ndaj popullit përmes mediave.
Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, në dhjetor të vitit 2021 u shpreh se media të ndryshme dhe të shumta e kanë vënë në theks mbylljen e Qeverisë Kurti në përgjigje ndaj gazetarëve.
Komunikimi me qytetaret filloi të behej vetëm përmes rrjeteve sociale kurse konferencat për media ishin të pakta bashkë me papërgjegjësinë e tij ndaj mediave të shkruara.
Në rrjedhën e kësaj problematike qe është bërë në qeverisjen Kurti për mediat dhe mungesën e transparencës, Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu publikisht ka sulmuar mediat në Kosovë, duke i quajtur “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Kundër këtyre sulmeve pati reagime të ashpra përfshirë edhe eurodeputeten Viola Von Cramon, ambasada, e organizata ndërkombëtare. Pas këtyre Sadriu jo vetëm që nuk kërkoi falje por vazhdoi edhe më tej t`i sulmoj mediat, ani pse ai fshiu postimin nga rrjeti social facebook, krejt kjo që të shfajsohej për sulmin e bërë.
Sulmet dhe jo transparenca e qeverisë Kurti ndaj pushtetit të 4-të të një vendi në mënyrë kronologjike dhe të argumentuar vërtetojnë ‘alergjinë’ ndaj mediave kosovare.
Por, pëlqimin ndaj mediave e gazetarëve të huaj që Kurti bëri për strehimin e 20 gazetareve ukrainas, dyshimi merr formën e saj për te kuptuar se qeveria anti media me këtë vendim po përpiqet ta përmisojë imazhin e saj në kurriz të tragjedisë së ukrainasve. /insajderi/