fbpx
Lajme

Këshilltari i Vjosa Osmanit e nxjerr në rren Presidenten: Kontrata me Walker është shkëputur

Më 8 dhjetor Gazeta Sinjali raportoi se U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani e ka shkëputur kontratën e lidhur në muajin gusht të këtij viti nga ish-presidenti, Hashim Thaçi me Fondacionin e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për këshilla profesionale, për të cilat paguhej 7 mijë euro.

Këtë artikull Sinjali e publikoi duke u bazuar në përgjigjen e këshilltarit për media të Osmanit, Bekim Kupina, për Gazetën Sinjali.

Në përgjigjen e tij thuhet: Kontrata është shkëputur. Po ashtu kemi kërkuar qasje në të gjitha raportet, por deri tani ato nuk ndodhen në Presidencë.

Këto raportime Osmani i quajti dezinformata, pasi që shkroi në Facebook, një deklaratë kundërthënëse me atë të këshilltarit të saj, Bekim Kupinës.

 “E pabesueshme se deri në çfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. William Walker”. E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu,  i cili mbanë emrin Fondacioni Walker. Presidenca është njoftuar nga Fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker”, thuhet në statusin e saj në Facebook.

Sinjali raportoi po ashtu se ndonëse u paguan mijëra euro, në Presidencë nuk ka asnjë raport lidhur me ato kontrata.

Kontrata mes Hashim Thaçit dhe William Walker ka qenë kontratë e negociuar, pra palët vetëm janë marrë vesh për nënshkrimin e saj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close