Epilogu

Qeveria Kurti “tejkalon pronton”, emëron dy aktivistët e saj në bord të Agjencisë së Privatizimit

Qeveria ka miratuar propozimin e kandidatëve për Bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim(AKP), por se nuk ka lënë që në këtë listë pa futur edhe aktivistët e saj e ish-kandidatë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, kështu duke kapur edhe këtë bord, shkruan Gazeta Metro.


Emrat që Qeveria i ka propozuar për t’u bërë anëtarë të këtij bordi janë si vijon: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.

Ndërsa as në këtë bord Vetëvendosje nuk ka lënë pa e angazhuar aktivistë të saj dhe ish-kandidatin për deputet nga VV.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=26698363&v=2.1&guid=035870ea2ae845609238558ccbcec0560131a2ccc3f3442199c69c998343e617

Ndër emrat e miratuar për bordin e AKP’së është edhe Nazmi Mikollovci, ish-kandidati për deputet në vitin 2010 nga radhët e VV’së, shkruan Gazeta Metro.

Ndërsa, Kurti nuk e ka lënë pa pozitë të rëndësishme Mentor Hysenin, aktivistin e shquar të Vetëvendosjes.

Vitin e kaluar, Hyseni ishte emëruar në krye të Bordit të Ujësjellësit “Prishtina.”

                      Mentor Hysenin dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Exit mobile version