fbpx
Lajme

Qeveria ndan edhe 35 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Sipas vendimit, Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar. Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës.

Derisa siç thuhet në komunikatë, qeveria i ka ndarë edhe 35 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike

Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00 euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro (34,275,000.00 euro), thuhet tutje.

Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro) ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close