fbpx
Lajme

Qeveria në detyrë emëron edhe një bord tjetër

Qeveria në detyrë e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës virtuale, ku janë marrë disa vendime.

Në mesin e vendimeve është edhe ai për emërimin e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në Bordin Drejtues të AUV-it janë emëruar Nysrete Doda nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZHR, Delvina Hana, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZHR, Arsim Qavdarbasha nga Ministria e Shëndetësisë – MSH, Dafina Gezha nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK, Selatin Kaçaniku nga Shoqata për mbrojtjen e Konsumatorëve – SHMK, Parim Bajrami nga Oda Ekonomike e Kosovës – OEK dhe Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – AUV.

Pika e dytë e vendimit specifikon se të emëruarit do të kenë mandat për 3 vjet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close