fbpx
Lajme

Qeveria reagon pasi Kushtetuesja e shpalli të pavleshëm Ligjin e Pagave

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, e ka quajtur shokues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit për Paga.

Tahiri përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky është mohim i të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Sipas tij, pasi ta pranojë qeveria vendimin, do t’i shoh lëshimet që janë bërë për anulimin e Ligjit.

Postimi i plotë:

Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close