Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës.
Në ditarin e tij personal të titulluar “dëshmitar në kohë historike” pjesa e 7, ai ka treguar për një raportim të mediumit Dojçe Vele për Presidentin Ibrahim Rugova.
30.7.1998 / Rexhep Qosja:
Dojçe Vele në gjuhën shqipe dha lajmin në të cilin thuhet se përfaqësuesi i Treshes Evropiane ka thënë, pas takimit me të, se Ibrahim Rugova ka treguar gatishmëri për të pranuar autonominë e Kosovës.
është kundër luftës, prandaj do të pranojë autonominë!
Kush e pyet Ibrahim Rugovën!
Koha e tij ka kaluar.
Koha e tij në të vërtetë kurrë edhe s’ka ekzistuar!
Nesër, dëgjoj, ky lajm do të botohet edhe në Kohën Ditore.