Epilogu

Qosja 1998: Drenicën e kemi lënë vetëm gjithmonë po e lëmë vetëm edhe tash!

Akademik Rexhep Qosja, ka mbajtur shënime personale për mbi gjysmë shekulli. Ai në librin e tij, dëshmitar në kohë historike, vëllimi 7, ka publikuar ngjarjet e vitit 1990-1998.

Rexhep Qosja, me datë 8 mars 1998, pas rënies së familjes Jashari kishte shkruajtur në ditarin e tij;

Drenica është fjalë-dhembje!
Drenica është fjalë-pikëllim i madh!
Drenicën e kemi lënë vetëm gjithmonë deri tash e po e lëmë vetëm edhe tash!
Udhëheqja e LDK-së, madje, është distancuar prej vetëmbrojtjes së Drenicës, duke e quajtur terroristë atë vetëmbrojtje!
Sjelljen më të turpshme, më tradhtare ndaj Drenicës po e bëjnë kryetari dhe nënkryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani!

Është çudi e madhe, e pakuptueshme për mendjen e shëndoshë, pse në jetën tonë politike më së gjati po mbahen më të këqijtë, më të nënshtruarit ndaj pushtuesit! Po shfryj me fjalë – i shtrirë në dy dërrasa të shtruara në kauç: shiatiku nuk më është qetësuar aspak edhe pse që shtatë ditë jam duke marrë injeksione dhe duke bërë fizioterapi në klinikën e doktoreshës Vjollca Sahatçiu.

Exit mobile version