Gazeta Express boton pjesë të një shkrimi të Qoses të botuar në vitin 1980 pas vdekjes së Josif Bros Titos. Janë elozhe që i bën ai udhëheqësit të Jugosllavisë në gazetën “Rilindja” të Kosovës.
NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA
“Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.
Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.
Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.
Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme.”