Qosja: Ibrahim Rugova e Fehmi Agani ishin asistentë të atij pushteti të Millosheviqit
Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës.
Ai në ditarin e tij kishte akuzuar rëndë dy të ndjerët; Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin.
Me 26 qershor 1999, gjatë një takimi me Sekretarin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara, brazilianin, Serxho de Mello ai kishte shkruar se;
… mbas Mehmet Hajrizit fjalën e mori Iljaz Kurteshi dhe e mori për të përkrahur fjalët e Edita Tahirit për “pushtetin tonë” nën dhunën dhe territorin e Millosheviqit, që ai, si ajo, s’e përmendi fare! Dhe, si ta përmendte? Po ai me Fehmi Aganin e me Ibrahim Rugovën, në të vërtetë ishin asistentë të atij pushteti të Millosheviqit në Kosovë!
Gjerësisht, shpjegimin po e publikojmë me letra;