fbpx
Lajme

Qosja: Ideologu i Partisë Socialiste të Serbisë tha, politika e LDK-së e ka shpëtuar Serbinë

Akademik Rexhep Qosja, ka mbajtur shënime personale për mbi gjysmë shekulli. Ai në librin e tij, dëshmitar në kohë historike, vëllimi 7, ka publikuar ngjarjet e vitit 1990-1998.

Me datë 29 shtator 1994, ai kishte shkruar në ditarin e tij për LDK-në dhe intervistën e ideologut të Partisë Socialiste të Serbisë, Mihajllo Markoviq.

Akademik Rexhep Qosja ka shkruar atëkohë se;

Sa më herët të fillojë dialogu me shqiptarët aq më mirë do të jetë, më mirë për shqiptarët dhe më mirë për serbët, përgjigjet ai. Por, në qoftë se kur e bëni këtë pyetje mendoni për farë kryengritje, unë mund t’u përgjigjem: jo, nuk do të ketë farë kryengritjeje në Kosovë e Metohi. Disa faktorë të jashtëm dëshirojnë dhe kanë bërë përpjekje t’i çojnë shqiptarët në kryengritje, por shqiptarët nuk janë çuar dhe nuk do të çohen në kryengritje. Për fatin tonë, e vazhdon fjalën Mihajllo Markoviqi, shqiptarët kanë zgjedhur rrugë tjetër, kanë zgjedhur rrugën paqësore që ndjekin sot. Po të ishin ngritur ata në kryengritje, disa fuqi të mëdha menjëherë, menjëherë do të ishin futur në Kosovë dhe do t’i kishim aty – në Kosovë.

Shqiptarët kështu na kanë kursyer ne dhe kanë kursyer edhe veten. Në Kosovë është krijuar një elitë e pasur dhe një elitë politike dhe kjo elitë nuk dëshiron të humbë as pasurinë e as statusin shoqëror.
Dhe, për të gjithë këtë paqe në Kosovë është e merituar ajo partia e tyre, si quhet, ajo Lidhja Demokratike e Kosovës.

Dhe, kështu ideologu i Partisë Socialiste të Serbisë, Mihajllo Markoviqi, pa dashje na bën me dije se politika e Lidhjes Demokratike të Kosovës është politikë që e ka shpëtuar Serbinë, është në të vërtetë politikë që po e tregon kapitullues popullin shqiptarë të Kosovës dhe, njëkohësisht, politikë që po tradhton interesat e përtashme dhe historike të popullit shqiptar në përgjithësi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close