Epilogu

Qosja në 1994: Hydajet Hyseni ua uroi festën shtetërore serbe, policisë serbe, më zhgënjeu

Akademik Rexhep Qosja, ka mbajtur shënime personale për mbi gjysmë shekulli. Ai në librin e tij, dëshmitar në kohë historike, vëllimi 7, ka publikuar ngjarjet e vitit 1990-1998.

Ai në një moment, me datë 26 nëntor 1994 kishte shkruar edhe për veprimtarin dhe të burgosurin politik Hydajet Hysenin dhe zhgënjimin me të.

Ja rrëfimi i plotë nga ditari;

Në bisedë (intervistë) me një gazetar serb, të botuar në gazetën e Beogradit, Borba, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, iu uroi festën shtetërore serbe, 29 nëntorin, policisë serbe dhe njëkohësisht kërkoi që kjo polici t’i lejojë shqiptarët që ta shënojnë “me tubime” festën e 28 nëntorit. Oh, sa shumë më dëshpëroi Hydajeti! Pas njëmbëdhjetë vjetësh të kaluara në burgjet serbe Hydajeti im i dashur është disiplinuar aq shumë saqë nuk ngurron që policëve serbë t’ua urojë festën shtetërore!
Një djalosh i mirë, dikur shumë i guximshëm, që shquhet edhe me dhunti krijuese poetike, po del se është bërë qengj partiak!

Exit mobile version