Qosja në vitin 1981 përkrahu masat kundër studentëve demonstrues shqiptarë
Rapsodi dhe poeti Agim Gashi, që jeton jashtë Kosove, ka postuar në profilin e tij në Facebook një citat nga gazeta Rilindja e 8 prillit 1981. Ky citat ka të bëjë me telegramin e drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës, Rexhep Qosja, përkitazi me demonstratat atij viti.
“I dënojmë demonstratat armiqësore në Prishtinë dhe në disa qytete të Krahinës dhe i përkrahim masat e ndërmarra në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të tjera në fuqi për sanimin e gjendjes së krijuar dhe për ruajtjen e vëllazërimit të kombeve e të kombësive, si frytin më të çmueshëm të revolucionit tonë socialistë….”. (Arkivi i Kosovës, Fondi : Gazeta “Rilindja”, 8 prill 1981, f.3).
Telegrafi ju përkujton se Gashi më 1986 është burgosur nga sistemi jugosllav. Në grupin e të burgosurve politikë më këtë rast ka qenë edhe Fadil Lepaja. Gashi atëherë dënohet me 2.5 vjet burg. Pas lirimit do të dënohet sërish nga regjimi serb. /Telegrafi//