Epilogu

Qosja: Nuk besova në gatishmërinë flijuese të Fehmi Lladrovcit, më bren ndërgjegja, ja biseda me të

Akademik Rexhep Qosja, ka mbajtur shënime personale për mbi gjysmë shekulli. Ai në librin e tij, dëshmitar në kohë historike, vëllimi 7, ka publikuar ngjarjet e vitit 1990-1998.

Me datë 18 tetor 1998, ai kishte shkruar për një debat që e kishte zhvilluar me Heroin Fehmi Lladrovci, dhe pendimin pas vrasjes së tij. Ai ka shkruar nën emocion për takimin dhe bashkëbisedimin me të.

Të shkruara po u sjellim disa pjesë dhe pastaj mëposhtë do ta gjeni tërësisht rrëfimin e Akademik Rexhep Qosjes;

… Në gjuhën e tij atdhetare, zjarrtë atdhetare, kishte fjalë e formulime politike dhe ideologjike marksiste – leniniste. Këto fjalë më nxitën dikur t’i them:
– Kosova nuk mund të ndihmohet me atë ideologji, me ideologjinë e tejkaluar marksiste – leniniste. Atdhetarizmi yt shumë i çmuar dhe shumë i dashur duhet të çlirohet prej asaj ideologjie dhe prej asaj gjuhe.

Fehmi Lladrovci e duroi burrërisht, pa reagim të pezmatuar atë qortimin timin.
Më vonë do të dëgjoj se mbasi ishim ndarë kishte thënë:
– I durova ato fjalë sepse ishte Rexhep Qosja, po prej tjetër kujt ato fjalë kurrë s’i kisha duruar!


Ja rrëfimi i plotë i Rexhep Qosjes, ku pendohet dhe nën emocion shkruan se nuk do të donte të vdiste pa folur para përmendores së tyre;

Exit mobile version