fbpx
Lajme

CIA e kishte zbuluar planin, Millosheviq kishte plan për vrasjen e Hill-it në Shkup, si ndodhi rasti?

Gazetari i njohur serb, Millomir Mariç, në një intervistë për emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Efotv, mes tjerash ka folur edhe për përgatitjen e një atentati nga shërbimi sekret serb, ndaj ambasadorit amerikan në Shkup. Sipas Mariç, i cili llogaritet ndër gazetarët me më së shumti informacione për funksionimin e UDBA-s dhe shërbimeve tjera serbe,  rasti ka ndodhur në vitin 1999, menjëherë pas bombardimeve të NATO-s në Kosovë, kur Sllobodan Millosheviq ka dashur të bëjë atentat ndaj ambasadorit të atëhershëm amerikan në Shkup, Kristofer Hill, transmeton Gazeta Lajm.

Përveç që ka qenë ambasador në Shkup, Hill gjatë krizës ka qenë i kyçur edhe në negociatat për Marrëveshjen e Rambujes. Ky rol i tij ka revoltuar regjimin e Millosheviqit

“Njëri nga njerëzit kryesor të Millosheviqit për operacione sekrete, ka marrë detyrë që me njerëzit e tij të shkojë në Shkup dhe ta likuidojë, për atë që ua bëri serbëve në Rambuje.

Ai njeri ka shkuar te ish shefi i tij, i cili ka kërkuar të mos bëjë atë gabim, sepse NATO sërish do të na vonojë. Me kamera kam shkuar deri në Gjeneral Jankoviq (Han të Elezit) dhe kam dashur ta thyej rampën në kufi. Aty ësht bë kaos. Është kthyer në Beograd dhe u ka thënë shefave të tij e CIA e ka zbuluar këtë plan”, rrëfen Mariq.

Ai shton se i njëjti agjent ka dashur të kryejë atentat edhe ndaj miliarderit Xhorxh Soros në Vjenë, përmes agjentit të tij me nofkën “Mungos”, por edhe ky atentat ka dështuar.

Intervistën e tij të plotë mund ta përcillni në videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=_gKWr148mPI&feature=emb_title

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close