Epilogu

Qosja: Shefi i OSBE-së thoshte se do të kërkojë dënimin e LDK-së, për shkak të botës sot

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Poashtu, Rexhep Qosja me datë 23 tetor 2000 kishte shkruar në ditarin e tij për mediumin bota sot dhe Shefin e Misionit të OSBE-së Dan Everts.

Ai në ditarin e tij kishte shkruar se;

Shefi i Misionit të OSBE-së, Dan Everts, tha se do të kërkojë dënimin e LDK-së sepse ka keqperdorur dhe po e keqpërdor gazetën (fashiste) Bota sot. Dhe, tha, se njëkohësisht do të bëjë padi kundër kësaj gazete për shkak të fyerjeve të papara që i bën Rexhep Qosjes në shkrimet e saj!

– Unë, – u përgjigja, – nuk kam ngritur padi kundër kësaj gazete që më fyen dhe më kërcënon, sepse parimisht nuk ngre padi kundër medieve pavarësisht çka mund të shkruajnë kundër meje.

Exit mobile version