fbpx
Lajme

Qosja: Si u mundua mediumi serb ta kompromitoi Demaçin e t’i ruaj pozitën Rugovës

Akademik Rexhep Qosja, ka mbajtur shënime personale për mbi gjysmë shekulli. Ai në librin e tij, dëshmitar në kohë historike, vëllimi 7, ka publikuar ngjarjet e vitit 1990-1998.

Rexhep Qosja me datë 10 janar 1996 kishte shkruar për një artikull të një mediumi serb i cili kishte bërë një shkrim, respektivisht një titull për ta përulur Adem Demaçin.

Ja shkrimi i plotë nga ditari personal i Akademik Rexhep Qosjes;

Erdhi Ademi (Adem Demaçi), në shtëpi, mbasi më parë më njoftoi në telefon se do të vijë.
Mbetëm në bisedë deri në orën njëzet e tre.
– Kurrsesi nuk po mund të takohem me Ibrahimin, thotë, po i ikën takimit me mua. Në pritjen e Vitit të Ri kërkoi të takohemi një ditë në fillim të janarit, por tani po ikën! S’bëhet punë me atë gënjeshtar! Nuk duket se i ka bërë përshtypje të veçantë tutulli i rrejshëm që gazeta e Beogradit Telegraf i ka vënë bisedës që pata me gazetarin e saj, Millosh Antiqin, e që është: Adem Demaçi, Mandela shqiptar: jam i gatshëm ta zëvendësoj Rugovën dhe të gjunjëzohem para serbëve.

Mendoj: është i vetëdijshëm Rugova se ky titull i poshtër, që e ka caktuar gazetari serb, ka shtrirje të fortë politike sepse me të synohet kompromitimi i Ademit në opinionin shqiptar dhe ruajtja e pozitës së Rugovës në Lidhjen Demokratike të Kosovës. E di mirë Serbia se Adem Demaçi nuk do të gjunjëzohet kurrë para saj. Dhe, e di mirë Serbia se Ibrahim Rugova, se LDK-ja në krye me Ibrahim Rugovën dhe me Fehmi Aganin, e bën punën e saj në Kosovë – punën e Serbisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close