Epilogu

Qosja: Thaçi para senatorit amerikan i tha Rugovës “je i majtë”, Rugova kërceu si në prush

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Ai në ditarin e tij kishte shkruar edhe për një përplasje interesante, por edhe qesharake mes Hashim Thaçit dhe Ibrahim Rugovës.

16 shkurt 2000, Rexhep Qosja;

“E lëshova mbledhjen e Këshillit dhe shkova në takimin e caktuar me senatorin amerikan, Vojnoviq. Në takim nga ana jonë ishim Hashimi, Ibrahimi dhe unë. Me senatorin Vojnoviq ishin edhe tre amerikanë të tjerë…!

Pasi e kreu fjalën senatori amerikan, pyeti se; Urdhëroni, cili do të flasë i pari prej jush?

-A t’ia nisim prej së majtës a prej së djathtës a prej mjedisit?- pyeti Hashimi.
– Le t’ia fillojë Rugova, ai edhe ashtu është i majtë, – tha Hashimi.
– Jo, jo, s’jam i majtë, kërceu Rugova si i djegur në prush!
Heshtje e gjatë. Rugova pret ta marrë fjalën tjetërkush.

Exit mobile version