Epilogu

Quni në Prizren e krahason Vjosa Osmanin me Hyjneshën në Fron

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka qëndruar në Prizren në vazhdën e vizitave që po zhvillon nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Bashkë me të në Prizren janë edhe ish-deputetët e LDK’së, Driton Selmanaj, Anton Quni, Armend Zemaj, Haxhi Avdyli, Doruntina Maloku, Lumir Abdixhiku.

Në këtë organizim fjalën e ka marrë kryetari i Degës së LDK’së, Anton Quni, i cili e ka krahasuar Vjosa Osmanin me Hyjneshën në Fron.

Ndër të tjera Quni e ka rikujtuar edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se ka qenë “engjëlli mbrojtës i Kosovës”.

Exit mobile version