Kryeministri Kurti ka vazhduar me kritika ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, në veçanti ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ai tha se sipas të dhënave që kane, “mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale”.
“Sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale… Mandej mbi 85 për qind e këtyre rasteve viktima ishin vajza të mitura dhe rreth 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste. Andaj nuk është e çuditshme që qytetarët e Kosovës edhe nëpër protesta publike nëpër rrugë e nëpër rrjete sociale po kërkojnë akte morale të dorëheqjes në prokurori dhe gjyqësor… Më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar dënimë me kusht, gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale… 70 për qind e prokurorëve kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste, vetëm kjo pa i marrë edhe veprat tjera penale të cilat dihen se në çfarë gjende trajtohen, psh korrupsioni, e krimi i organizuar, jo thërrasin por bërtasin për vetting”, tha Kurti.