Qytetari Fatmir Graiçevci: Ministrit të Mbrojtjes dikur i pengonte Radio Kosova e Lirë
Janë shqetësuese raportimet në medie, por edhe të qytetareve tjerë që tregojnë copëza historie për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj!!!
Nga historitë e shumta e që nuk do i bënin nder askujt por do të turpërohej, mësoj edhe këtë histori.
Gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, ministri i sotëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj, atëherë në rolin e përkthyesit të KFOR-it norvegjez, viziton qytetin e Kastriotit ( ish Obiliq). Dhe përveç përkthyesit të tyre, duket se me shumë zell bënte edhe punën e hetuesit!
Miku im, Izet Greiçevci nga fshati Hade, punonjës në kompaninë “Eko hollding ” ( me pronar të dënuarin me 5 vite burg nga regjimi jugosllav, Fadil Demiri, ushtar në frontin e Koshares) , tregon se veç tjerash, ai e pyet me qortim: përse ti e dëgjon Radion Kosova e Lire!?
Dhe ai i përgjigjet: e dëgjoj sepse është Radio që përkujton më së shumti dëshmoret, luftën tonë çlirimtare dhe se në këtë medium ka kryesisht muzikë patriotike! Edhe pse të mos e dëgjoj kur kjo radio nuk është e asnjë partie politike.
E pse ia lëshon kaq shumë zërin kësaj radioje- vazhdon punën e hetuesit, asokohe përkthyesi, Armend Mehaj!
Ja lëshoj, sepse dua që sa me larg të dëgjohet zëri i Radios Kosova e Lire. Ia lëshoj që t’i dëgjojnë të gjithë historitë e dëshmoreve dhe heronjve të kombit dhe këngët që iu këndohen atyre gjatë gjithë kohës në këtë radio!
Dhe miku im, Izet Greiçevci me tregon se si këto që ia thoshte në sy e në prani të ushtareve norvegjez, nuk i pëlqenin aspak përkthyesit, Armend Mehaj, por sa vinte e ndjehej më i irrituar!
Dhe kur kujton këto, nuk ka se si të mos vijë në mendje sulmi me aeroplan të ushtrisë së Serbisë mbi këtë Radio, 22 vjet më parë më 27 mars të vitit 1999, sulm që pati pasoja fatale për liridashësit e Kosovës, por zëri i Radios-Kosova e Lirë nuk pushoi edhe pas bombardimit!!!
E nga përvoja që kam, kategoria që e dëgjon më së shumti këtë radio- ishin dhe janë ushtarët dhe ish ushtaret e UCK-së, dhe është fyese kur atyre ju caktohet për ministër, sikur është ish përkthyesi, tani Ministër i Mbrojtjes, që për këtë radio shfaqte padurim e neveri!!!
Nuk e kanë merituar këtë ministër ish pjesëtaret e UCK-së, e as trashëguesja e saj- FSK- ja!
Fundja e fundit, Forca e Sigurisë së Kosovës ka kuadro të mjaftueshme e të dëshmuara me të kaluar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të qenë në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës!
Dhe kryeministri, Albin Kurti këtë e di!