fbpx
Lajme

Besoni ose jo e pranon edhe Jusuf Buxhovi: Hashim Thaçi është pjesë e historisë

Historiani Jusuf Buxhovi ka folur për pozicionin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në historinë e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tregon se Thaçi e ka vendin në organizimin e UÇK-së dhe ka qenë faktor i rëndësishëm në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

“Hashim Thaçi është pjesë e historisë. E ka vendin e tij në organizimin e UÇK’së. Në librin tim ia jepi vendin e faktorit të rëndësishëm në LPK. Por, edhe aty nëse i shihni reagimet e atyre njerëzve janë përçarëse. Kemi padi të ngritura nga njeriu që ka udhëhequr LPK-në në Gjykatën Speciale për Hashim Thaçin”, tha Buxhovi në T7.

Po ashtu, Buxhovi ka folur edhe për kampanjën “Liria ka emër”, që është nismë për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së.
/Gazeta Sinjali/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close