Racaj: Unë isha pjesë e stacionit policor në Klinë, është e vërtetë se Kurti ishte kapur në vitin 2004 me kapitenin dhe inspektorin e BIA-s serbe
Vazhdimisht është folur e përfolur për takimin e kryeministrit të tanishëm Albin Kurti me vëllezërit Donçiq.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës me 17.01.2004, Albin Kurti bashkë me Dardan Veliajn e Vlora Bjaqinovcin kishin vizituar fshatin Binqe të banuar me serbë, ku në takim ishin edhe vëllezërit Donçiq themelues të organizatës “Bozhur”.
Golub Donçiq ishte inspektor i BIA-s (UDB), ndërsa Boban Donçiq ishte Kapiten i Armatës Jugosllave.
Mediat por edhe politikanët ia kanë përmendur vazhdimisht këtë takim.
Së fundmi Bekim Haxhiu ka publikuar raportin zyrtar të Policisë së Kosovës për këtë takim.
Kurti e kishte mohuar takimin por dokumentet zyrtare të policisë e kanë demantuar dhe demaskuar atë.
Në një koment te gazetari Berat Buzhala, Bekim Racaj ka konfirmuar se raportet e publikuara në rrjetet sociale jane autentike, pra origjinale.
Ai ka treguar se ishte pjesë e stacionit policor në Klinë dhe dokumentet/raportet janë autentike. Ai tutje ka treguar se nuk është pjesë e asnjë partie politike por ky është realiteti.