Është duke u zhvilluar Samiti i NATO-s në Londër, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Para nisjes për në këtë samit, Rama tha se do të angazhohet personalisht ëpr të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar që nga tërmeti i së martës së kaluar.
Rama gjithashtu deklaroi se ka pasur mbështetjen e të gjithë liderëve nga mbarë bota, që të organizohet një konferencë e madhe donatorësh për tragjedinë e fundit në Shqipëri.
Rama shtoi se ka biseduar me Donald Trump dhe Rexep Tayyip Erdogan që të shikohet kjo dhe se reagimet ishin pozitive.
Por tashmë Rama është parë mjaftë i afërt me dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë, pikërisht në Londër, shkruan Indeksonline.