Epilogu

Ramabaja thotë se me pranimin e Asociacionit shmanget lufta: Në Serbi po përgatiten 600 paramilitarë

Analisti Sadri Ramabaja tha se ka ekspertë të sigurisë që thonë se Serbia po përgatitë edhe 600 paramilitarë për aksione të tjera.

Sipas tij, nëse arrihet Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, do të shmangej lufta.

“Unë nuk besoj ende që Vuçiqi do ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse ai është peng edhe i Rusisë dhe i elementëve të shërbimit rus ushtarak, rreth tij e brenda tij, por në rast se arrihet kjo bëhet me presionin e madh të Bashkësisë Ndërkombëtare, Gjermani, Francë, SHBA”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

“Nëse arrihet një lloj i marrëveshjes pa kompetenca ekzekutive do të ishte shmangia nga lufta”, u shpreh ai.

“Ata që nuk do ta pranojnë marrëveshjen e Ohrit i shërbejnë rihapjes së luftës së re.Tash ka shenja të qarta se po përgatitet edhe 600 sipas ekspertëve të sigurisë edhe 600 paramilitarë për askione tjera”, shtoi ai.

Exit mobile version