Epilogu

Ramush Haradinaj tregoi se çka i tha Mujë Krasniqi për vrasjen e Adrian Krasniqit

Në librin e Bardh Hamzajt “Rrëfimi për luftën dhe lirinë (dialog me komandantin Ramush Haradinaj), Ramush Haradinaj lidhur me vrasjen e Adrian Krasniqit sipas tregimit të Mujë Krasniqit, deklaron:

“Muja thoshte se, kur kanë mbërritur në një kodër të vogël përmbi stacion, 100-150 metra larg ndërtesës, u ka propozuar të ndalen se nga aty kishin sulmuar edhe më parë. Adriani e kishte shikuar vendin dhe iu kishte dukur shumë larg. Ai dhe Muja kushin mortaja 150-tëshe, kurse Iliri dhe Qerimi automatikë. Qerimi dhe Iliri janë pozicionuar nga krahët për t’i mbrojtuar, ndërsa Adriani dhe Muja kannë shkuar më afër. Bile, Muja thoshte se është ndalur më larg se Adriani dhe është pozicionuar, por nuk ka guxuar të gjuaj sepse Adriani ende ofrohej. Në momentin kur Adriani është ndalur – thoshte Muja – dhe ka rënë në gjunj për të gjuajtur me mortajë, është kthyer edhe një herë dhe ia kam bërë me dije se “po i mëshojmë” dhe kam gjuajtur i pari.

Adriani ka gjuajtur në një makinë, ku kishte parë se ka njerëz të cilën e kishte marrë policia serbe nga shqiptarët. Kur e ka mbushur për herë të dytë, kam shikuar edhe një herë nga Adriani, se çka po bënte ai.E kam parë se ka bërë një lëvizje sikur deshi ta merrte një predhë dhe ka rënë përmbys, thoshte Muja. Domethënë e ka marrë plumbi nga krahu, nga ndonjë polic që kishte qenë në ndonjë shtëpi tjetër. Pastaj ka filluar breshëria e forcave serbe nga të gjitha anët. Muja ka përfituar dhe ka zbrazur edhe një predhë, është munduar të shkoj te Adriani, por ka qenë e pamundur dhe ka filluar të tërhiqet në pozicion të ri. Në një moment është takuar me Qerimin dhe me Ilirin dhe u ka treguar se Adriani ka mbetur dhe është plagosur.

Muja thotë se Qerimi i ka thënë se nëse Adriani ka mbetur gjallë e di terrenin dhe do të nxirret, kurse ata duhet të largohen se do të vriteshin të gjithë. Muja më ka treguar që u ka thënë atyre se njeriu është plagosur dhe se duhet të bënin diçka për ta tërhequr atë. Bile më ka thënë se ka menduar të shkonte edhe vetëm, por nuk ka hasur në përkrahje dhe, duke u tërhequr, thotë se Qerimi vazhdimisht ka thënë se Adriani tash e ka kapërcyer asfaltin dhe se së shpejti do të takohemi dikund. Natyrisht, më vonë doli se Adriani kishte mbetur i vrarë aty. (Bardh Hamzaj, 1)

Exit mobile version