fbpx
Lajme

Raporti i Auditorit: Kundërligjshëm, Anëtarët e Senatit të UKZ-së marrin 5320 euro pa marrë pjesë në mbledhje

Raporti i fundit i auditorit për vitin 2018, ka gjetur parregullësi në segmente të caktuara në Universitetin “Kadri Zeka”.

Një nga problemet e shfaqura në raport, përmendet fakti se anëtarët e senatit të Universitetit “Kadri Zeka”, për katër mbledhje janë kompensuar pa marrë pjesë në mbledhje. 

Kjo është në kundërshtim me rregulloren e brendshme dhe ndikon në dëmtimin e buxhetit të Universitetit. Gjithsej shuma e fituar në kundërshtim me rregulloren kapë vlerën prej 5320 euro. 

Gjithashtu, në rekomandimet e Auditorit thuhet se “Ministri së bashku me Rektorin duhet të sigurojë që të gjitha pagesat e pa arsyetuara të kthehen në buxhetin e Kosovës”. 

Ne ju sjellim të plotë raportin e auditorit për këtë çështje;

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close