Raporti i fundit i auditorit për vitin 2018, ka gjetur parregullësi në segmente të caktuara në Universitetin “Kadri Zeka”.
Një nga problemet e shfaqura në raport, përmendet fakti se anëtarët e senatit të Universitetit “Kadri Zeka”, për katër mbledhje janë kompensuar pa marrë pjesë në mbledhje.
Kjo është në kundërshtim me rregulloren e brendshme dhe ndikon në dëmtimin e buxhetit të Universitetit. Gjithsej shuma e fituar në kundërshtim me rregulloren kapë vlerën prej 5320 euro.
Gjithashtu, në rekomandimet e Auditorit thuhet se “Ministri së bashku me Rektorin duhet të sigurojë që të gjitha pagesat e pa arsyetuara të kthehen në buxhetin e Kosovës”.
Ne ju sjellim të plotë raportin e auditorit për këtë çështje;