fbpx
Lajme

Raporti i Policisë: Arrestohen 21 persona për mos-respektim të vendimit të Qeverisë

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona gjatë 24 orëve të fundit, për mos-respektim të dispozitave shëndetsore gjatë epidemisë.

Brenda 24 orëve, policia arrestoi 21 persona, ku prej tyre 9 u arrestuan në Prishtinë, 7 në Prizren, 2 u arrestuan në Mitrovicë, nga 1 në Gjilan e Pejë dhe një në kufi.

Detaje nga raporti i policisë:

Rr. Nora Kelmendi, Fushë Kosovë 05.05.2020 – 23:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Të njëjtit paraprakisht janë rrahur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 06.05.2020 – 05:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Pozheran, Viti 06.05.2020 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Suharekë 06.05.2020 – 01:25. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kane respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 06.05.2020 – 09:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 06.05.2020 – 18:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 06.05.2020 – 16:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 06.05.2020 – 21:20. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kane respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Deçan 06.05.2020 – 21:20. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Hoxhë Hasan Tasini, Mitrovicë Jugu 05.05.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jugu 06.05.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close