fbpx
Lajme

Raporti i UNDP: Populli sheh se korrupsioni është dyfishuar gjatë Qeverisë Kurti II

Gjatë ditës së djeshme bëri bujë një raport i UNDP-së mbi “pulsin publik” në Kosovë.

Kjo anketë thekson që kënaqshmëria e qytetarëve me performancën e qeverisë së vendit është 59.1 për qind.

Kjo vjen pas mbështetjes së madhe qytetare që mori Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, por megjithatë është më e ulët se kënaqshmëria me Qeverinë Kurti vitin e kaluar e cila ishte 65 për qind, përcjell Periskopi.

Por, e dhëna më interesante është ajo me perceptimin e korrupsionit në vend.

Ky korrupsion regjistrohet me 9.3 për qind.

Në dhjetorin e vitit 2020, kur Qeverinë e kishte nën udhëheqje Avdullah Hoti i LDK-së rezultati ishte vetëm 5.1 për qind.

Kjo nënkupton se qytetarët perceptojnë se korrupsioni është rritur gati dyfish pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet.

Ajo që mund të ketë ndikuar në një gjë të tillë është raportimi mbi familjarët e shumtë të zyrtarëve të lartë që janë punësuar në organet shtetërore pas marrjes së pushtetit të Kurtit. /Periskopi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close