fbpx
Lajme

RAPSODËT E KOMUNËS SË DEÇANIT ME RRETHINË, libri më i ri nga Faton Mehmetaj

Doli nga shtypi libri im më i ri:

“RAPSODËT E KOMUNËS SË DEÇANIT ME RRETHINË”

/Faton Mehmetaj/

Botues i këtij këtij libri është Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në Pishtinë. Ky libër është një studim shumë vjeçar i imi mbi folklorin e Komunës së Deçanit me rrethinë duke përfshirë këtu mbi 150 biografi të rapsodëve të kësaj komunje, studiuesit e folklorit, historikun e veglave muzikore që i kanë përdorur rapsodët e kësaj treve, historikun e traditës së punimit të veglave muzikore të mjeshtërve të mëdhenjë të Komunës së Deçanit me rrethinë, origjinën e disa valleve të vjetra, historikun e këngëve malësorçe, këngët baritore, erotika në bjeshkë e në vrri, këngët e dasmës dhe kanagjegjit, këngët e vajtimit dhe vajatoret, në Komunën e Deçanit me rrethinë. Këtu mund ti gjeni edhe disa vështrime të disa këngëve të vjetra si dhe shqyrtimin analitik të përsonalitetit të femrës shqiptare dhe kontributin e saj në këngët e kaçakëve dhe historikun e shoqërive kulturo – artistke në Komunën e Deçanit. Në librin Rapsodët e Komunës së Deçanit me rrethinë mund ti gjëni edhe biografitë e rapsodëve të UÇK-së. Në këtë libër janë përshkruar edhe biografitë e disa rapsodëve që janë ekzemplarë unikat në të gjitha trojet shqiptare.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close