fbpx
Lajme

 Rasti Brezovica: Arrestohet dhëndrri i ministrit Liburn Aliu, Shef i asamblistëve të VV në Prishtinë

Berat Lahu, dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar të Sharrit, raporton Paparaci.

Lahu, udhëheqës i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndodhet në mesin e shtatë personave të arrestuar sot.

Aksioni ‘Brezovica’, për të cilin është prangosur Lahu dhe gjashtë të tjerët, janë arrestuar në kuadër të aksionit të ashtuquajtur “Brezovica”.

“Brezovica”, aksioni i Prokurorisë në koordinim me Policinë e Kosovës, ka vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkung Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.

Sot janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë  bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.Berat Lahu është dhëndërr i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu. Ai është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. /Paparaci.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close