Pas publikimit të lajmit në disa portale në Kosovë se ambasadori i Kosovës në Angli, Lirim Graiçevci në një intervistë dhënë gazetës “Huffington Post” ka thënë se “mëkati jonë është se jemi konventuar në islam”, ka
ardhur reagimi i vet ambasadorit.
Ai thotë se kushto që e ka përkthyer kështu është një keqinterpretim.
Reagimin ambasadori Graiqevci e ka bërë nëpërmjet një statusi të postuar në llogarinë e tij në facebook:
Reagim lidhur me një fragment të intervistës sime, dhënë gazetës Huffington Post:
Lidhur me botimin e një fragmenti të intervistës sime, dhënë gazetës Huffington Post, i plasuar nga portale në Kosovë, po jap këtë sqarim:
Kushdo që e ka botuar fragmentin i pari nga portalet e lajmeve në Kosovë dhe i cili pastaj është ribotuar nga portale të tjera, ka bërë një keqpërkthim ose keqinterpretim, kinse unë kam deklaruar që “…mëkati ynë ishte se ne u bëmë pjesë e Perandorisë Osmane dhe u konvertuam në islam”.
Dëshiroj të sqaroj se këtë nuk e kam thënë unë, është nëntitull i përdorur nga redaksia e gazetës Huffington Post. Madje, edhe aty, fjala në anglisht për mëkat (“sin”) është i vendosur në thonjëza. Askund në tekstin e intervistës nuk mund të gjindet që këtë e kam thënë unë.
Për sqarim, po e postoj këtu, si foto, tekstin në anglisht ku përdoret fjala “mëkat”, në anglisht “sin” në nëntitull.
Gjithashtu po e postoj edhe linkun e plotë të intervistës sime, të cilën nuk e kam parë para botimit. Kërkoj nga portalet të cilat e kanë plasuar fragmentin me pasaktësi në gjuhën shqipe, që ta përmirësojnë, për hir të korrektësisë publike dhe përgjegjësisë profesionale.