Gazetari dhe themeluesi i mediumit T7, ka reaguar ashpër ndaj prononcimit të Kryeministrit Haradinaj në lidhje me vendimet e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Ai shkruan se këto Universitete janë hapur nga Thaçi vetëm për përfitime politike.
Ja reagimi i tij i plotë pa redaktime gjuhësore;
Nese Kryeministri Haradinaj e shfuqizon vendimin e Komisionit shteteror per mbylljen e e unversiteteve PALIDHJE ne disa qytete te Kosoves, atehere une do te detyrohem me i perdore kompetencat e mia kushtetuese si President qe me ia anulu Ramushit vendimin e tij.
Thojne, prej krejt qorrave ma i zorshmi eshte ai qe nuk don me pa. Kapni more mshelni keto koliba, kapni more hiqni ata REKTORË, edhe tregojuni atyne studentave qe krejt kjo avanture ka qene nje çmenduri e Hashim Thacit per me fitu do vota.
Kryeministri Haradinaj sa perzihet ne arsim – ku po besoj qe nuk ka shume cka jep – ish kane mire me fole per dramen ne Telekom.