Kurt Schlichter, ish-kolonel amerikan i cili ka shërbyer edhe në Kosovë, ka reaguar pas shkrimit të mbështetësit të kryeministrit Albin Kurti, Admir Molla, i cili përmes Twitterit i kishte kërkuar politikës amerikane të mos përzihen në punët e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Admir Molla, mbështetës i kryeministrit Albin Kurti që jeton dhe vepron në SHBA, i ka reaguar ambasadorit amerikan, Philipp Kosnett, duke thënë se ambasadori i SHBA’së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës.
“Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar Molla, përcjellë Gazeta Metro.
E pas kësaj ka pasur reagime të shumta, ndër ta edhe Kurt Schlichter, një ish-kolenel që ka shërbyer në Kosovë, ai ka shkruar se populli amerikan i ka ndihmuar mjaftueshëm Kosovës për ta arritur paqen, dhe se përveç personit në fjalë (Admir Mollës), ka përjetuar miqësi të mrekullueshme në Kosovë. Schlichter ka bashkangjitur edhe një foto nga koha kur ka shërbyer në Kosovë.
“Unë mendoj se populli amerikan ka kontribuar mjaft kohë për të ndihmuar Kosovën – për të cilën, përveç këtij personi, unë nuk kam përjetuar asgjë tjetër përveç miqësisë të këndshme – të kem një interes për ta ndihmuar atë të arrijë potencialin e saj të plotë dhe paqësor.
Mollës i pari i ka reaguar Richard Grenell, duke i thënë se trupat e ushtrisë amerikane që qëndrojnë në Kosovë paguhen nga taksat e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=50735366&v=2.1&guid=777c4b8e61364bf5bce4b7ac3219d1f49b7777acfddf42deafa5115114ac7758
“Mbështetësi kryesor i Kurtit në SHBA ofendon SHBA’në. Ia kujtoj Admir Mollës se taksapaguesit e SHBA’së paguajnë që trupat amerikane të qëndrojnë në Kosovë”, shkroi Grenell.
Ky reagim i Mollës, dhe më pas reagimi i Grenell dhe kolonelit amerikan, Kurt Schlichter, vijnë pas deklaratave të ambasadorit të SHBA’ve në Kosovë, Philipp Kosnett i cili ditë më parë ka thënë se SHBA’ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti.
Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion njëetnik./gazetametro.net