Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi ka reaguar pas një lajmit ku thuhet se Mujë Krasnqi i ka rënë flakaresh Azem Sylës. Portali kishte publikuar një shkrim të Ibrahim Kelmendit ku thuhej se gjoja Mujë Krasniqi e kishte sulmuar Azem Sylën.
Selimi përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se Mujë Krasniqi asnjëherë ska pasur konflikt me Azem Sylën.
“Me përgjegjësi të plotë e them se Mujë Krasniqi asnjëherë nuk ka pas konflikt me Azem Sylën”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.
“Unë kam qenë bashkë me Mujën deri në ditën e fundit të jetës së tij. Përkundrazi ai ka pas një respekt shumë të madh për ,,Dajën” siç e thërrisnim ne gjatë luftës”,
“Nuk e di se kujt i shërbejnë këto shpifje, ndaj luftëtareve te UÇK-së. Mjaft më me këso paragjykime!”, bënë thirrje Selimi./insajderi/