fbpx
Lajme

Rehatimet nga Qeveria Kurti: Axha i Glauk Konjufcës, nipi i Haxhi Avdylit, nipi i Besnik Bislimit, nipi i Sali Zybës, motra e deputetit të VV-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është përgjigjur pyetjeve të opozitës për punësimet e familjarëve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në institucionet e shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka arsyetuar punësimin e xhaxhait të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Rabit Konjufcës, në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Merreni me mend, këshilltari në Ministrinë e Mbrojtjes (Rabit Konjufca) e ka kryer akademinë ushtarake para se të lind nipi i tij (Glauk Konjufca)”, tha Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, pas pyetjes së deputetit të PDK-së, Fadil Nura.

Por, brenda një periudhe të shkurtër pozita kanë përfituar familjarët e zyrtarëve të Vetëvendosjes, përfshirë; Rabit Konjufca axha i Glauk Konjufcës, nipi i Haxhi Avdylit, nipi i Sali Zybes, nipi i Besnik Bislimit, motra e deputetit të VV-së në bord të teatrit, bashkëshortja e analistit pro VV-së në bord të Universitetit, kandidati për këshilltar komunal në bord të Trepçës etj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close