Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është përgjigjur pyetjeve të opozitës për punësimet e familjarëve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në institucionet e shtetit, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti ka arsyetuar punësimin e xhaxhait të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Rabit Konjufcës, në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Merreni me mend, këshilltari në Ministrinë e Mbrojtjes (Rabit Konjufca) e ka kryer akademinë ushtarake para se të lind nipi i tij (Glauk Konjufca)”, tha Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, pas pyetjes së deputetit të PDK-së, Fadil Nura.
Por, brenda një periudhe të shkurtër pozita kanë përfituar familjarët e zyrtarëve të Vetëvendosjes, përfshirë; Rabit Konjufca axha i Glauk Konjufcës, nipi i Haxhi Avdylit, nipi i Sali Zybes, nipi i Besnik Bislimit, motra e deputetit të VV-së në bord të teatrit, bashkëshortja e analistit pro VV-së në bord të Universitetit, kandidati për këshilltar komunal në bord të Trepçës etj.