Deri në fund të vitit mund të presim lëvizje të lirë, kurse “Qeveria Kurti” ka përkrahje të mirëfilltë ndërkombëtare, ka thënë Reka.
Tema për të cilën kemi folur jo pak herë është liberalizimi i vizave. Pas premtimeve të pareshtura nga qeveritë e kaluara, të cilët shpesh heqjen e vizave e konsideronin madje edhe çështje ditësh, ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, thotë për RTV21 se, nëse Kosova arrin që t’i bind shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se ka përfunduar të gjitha çështjet për këtë proces, qytetarët e Kosovës deri në fund të këtij viti pritet që të lëvizin lirshëm.
Këtë deklaratë Reka e kishte thënë edhe më herët, ndonëse në fillim kishte hezituar të jepte datë duke u arsyetuar se nuk është në dorën e tij.
Reka kishte thënë në një intervistë të mëhershme, se vizat për Kosovën mund të hiqen në mars ose duhet të pritet deri në dhjetor.