Epilogu

“Remi mori 96 mijë euro në vit nga Telekomi”, a është kjo arsyeja e aleancës Remi – Kurti ?!

Rrustem Mustafa, i cili kishte mbajtur pozitën e këshilltarit të Presidentit Thaçi, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në Agjencinë Anti-Korrupsion kishte fshehur shumën e të hyrave që përfitonte nga qiraja, raportonte EkonomiaSot.

Së fundmi, ai ka dalur publikisht në të shumtën e rasteve në përkrahje të kryeministrit Albin Kurti. Kur të gjithë e kritikuan Mimoza Kusari – Lilën për koordinimin me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së, ai i doli në përkrahje.

Madje, sipas tij Albin Kurtin e ka bashkëluftëtar edhe pse personalisht Kurti në vitin 1998 kishte deklaruar se nuk do ta kap armën me dorë dhe kishte dhënë dorëheqje në shkurt të 1999 nga pozita brenda zyrës së Demaçit dhe sipas ligjit nuk i takon statusi i veteranit/luftëtar.

Kryeministri Albin Kurti, vazhdimisht ka goditur komandantët e luftës, madje duke i bërë pjesë e spoteve propagandistike, por kjo gjë nuk ka ndodhur me Rrustem Mustafën – Remin. Madje, VV viteve të fundit nuk ia ka përmendur as qiranë dhe të hyrat që mori nga qiraja nga telekomi i Kosovës.

Sipas ligjit për deklarimin e pasurisë, secili zyrtar publik që mban pozitë të lartë është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë, si dhe të të hyrave vjetore.

Mirëpo për një objekt prej 1,000 metrash katrorë, të cilin Remi e kishte të lëshuar me qira për Telekomin e Kosovës, ai nuk kishte deklaruar fare të hyra. Në vend të deklarimit të rregullt, Mustafa vetëm e ka përmendur si koment, në faqen e fundit të deklaratës se e ka objektin e lëshuar me qira për PTK. Por as aty nuk e ka cekur shumën se sa janë ato të hyra.

Te hyrat nga qiraja nuk jane deklaruar tek pjesa e te hyrave vjetore, ashtu si kerkohet me ligj

Mirëpo nëse bazohemi në një deklaratë të mëhershme, sa ishte deputet në vitin 2014, aty shihet se shuma e deklaruar është 96 mijë euro. Megjithëse edhe aty shpalosjen e informatës e ka bërë si koment në faqen e fundit, e jo si deklarim ashtu si e kërkon ligji.

Telekomi i Kosovës po përballet me vështirësi të mëdha financiare, dhe rrezikon të shkojë edhe në falimentim, si rezultat i keqmenaxhimit, mbi-punësimit, dhe kontratave abuzive. Poashtu, barrë e madhe financiare janë edhe kontratat e qirave që telekomi paguan për hapësira afariste dhe antena, të cilat kanë kosto shumëfish më të lartë se çmimet e tregut. https://insajderi.com/rrustem-mustafa-nuk-i-deklaron-ne-akk-se-merr-96-mije-euro-ne-vit-qira-nga-telekomi/

Exit mobile version