Epilogu

Remi – Thaçit në telefon 1999: Nëse e nënshkruan marrëveshjen do ta gjuaj aeroplanin me “trumbllon”

Negociatat e Rambujesë ishin mjaft të vështira. Pavarësisht presionit ndërkombëtar, edhe presioni i brendshëm ishte mjaft i madh ndaj delegacionit kosovar në Rambuje. Fillimisht në Rambuje ishte servuar një draft i cili ishte refuzuar nga lideri i delegacionit z. Hashim Thaçi. Aty mungonte pika për referendumin për pavarësinë.

Në një moment, Remi e kishte thirrur Thaçin në telefon dhe i kishte thënë se nëse e nënshkruan do ta gjuaj aeroplanin me raketa hedhës (trumbllon). Thaçi nuk e kishte nënshkruar draftin e parë dhe pas këmbënguljes së Thaçit ishte futur në marrëveshje edhe pika për referendumin për pavarësinë. Të gjithë pjesëmarrësit e delegacionit këtë meritë ia faturojnë liderit të delegacionit z. Hashim Thaçi.

Exit mobile version