Epilogu

Rënia në sondazhe, a po tenton Kurti përmes Lushtakut t’i rikthejë votat e humbura

Partitë në pushtet zakonisht prezantojnë projektet e tyre të realizuara. Brenda një jave, LVV ka publikuar dy video në faqen e saj zyrtare ku personazh kryesor është Sami Lushtaku. Pavarësisht që Sami Lushtaku nuk është duke u hetuar për asnjë aferë, duket se Kryeministri Albin Kurti e ka marrë rolin e policit hetues për t’i bërë gjyqin publik.

Rënia e vazhdueshme nëpër sondazhe për një kohë kaq të shpejt, duket se e ka tronditur Kryeministrin Albin Kurti. Ai është kritikuar nga shumica e analistëve dhe opinionistëve në Kosovë për videon e publikuar që target ka opozitën.

Poashtu, edhe ish këshilltari i kryeministrit Albin Kurti z. Shkëlzen Gashi para disa javësh e kishte kritikuar Kurtin se në facebook-u i tij është mbushur me “ceremoni mortore” pa prezantuar projekte zhvillimore, përderisa kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama brenda ditës kishte publikuar realizimin e disa projekteve.

Ndarja e shoqërisë në NE dhe ATA i ka funksionuar mirë në opozitë, por rënia në sondazhe duket se do ta rikthejë këtë diskurs populist.

Exit mobile version