fbpx
Lajme

Republika Srpska i gëzohet shkuarjes së Thaçit në Hagë

Shkuarja e presidentit të Kosovës, Hashin Thaçi në Hagë në përgjigje të ftesës së prokurorit special duket se ka gëzuar mediat në Republikën Serbe në Bosnje, të udhëhequra nga Millorad Dodik, transmeton Gazeta Metro.

Me entuziazëm të madh, këto media raportojnë rreth udhëtimit të presidentit në Hagë duke e konsideruar fitore të Serbisë në raport me Kosovën.

Këto media janë të njohura për nënshtrimin ndaj Dodikut, i cili njihet për afërsinë e tij me rus Vladimit Putin.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi atje është pritur me brohorima nga disa bashkatdhetarë që i kanë dalur në përkrahje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close