Dy partitë më të mëdha në Kosovë kanë arritur një marrëveshje të dielën për krijimin e një qeverie të re pas gati katër muajve nga data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat erdhën për shkak të dorëheqjes së kryeministrit të kaluar, shkroi sot agjencia e lajmeve, Reuters.
Albin Kurti, lideri 44-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se do të bëhet kryeministër sipas marrëveshjes dhe punës me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe grupeve të tjera.
“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen”, tha Kurti gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
Ai shtoi se kjo marrëveshje do të votohet të hënën në kuvend, ku koalicioni i ri i ka 77 nga gjithsej 120 ulëse.
Në këtë koalicion do të përfshihen edhe gjashtë grupe që i përfaqësojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera kombëtare.
Sipas kësaj agjencie, njëra ndër sfidat më të mëdha për qeverinë e re do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë, e cila vazhdimisht ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës.